KINE- Indekset kryesore të aksioneve në Kinë kanë rënë me 7 për qind sot, pavarësisht se Pekini ka autorizuar që fondi pensional shtetëror të investohet në aksione. Aksionet në Indeksin e Shenzenit kanë rënë me 7.05 për qind duke shkaktuar rënie masive edhe në tregjet e bursave europiane.

Këto rënie vijnë pasi indekset kryesore javën e kaluar pësuan rënie prej 11 për qind, ndërsa investitorët filluan të shqetësohen se qeveria qendrore është duke rishqyrtuar planet për të mbështetur tregun pasi më 21 gusht në Wall Street, investitorët tërhoqën aksionet e tyre nga shumë sektorë.

Indeksi Nikkei në Tokio sot ka rënë me 3.09 për qind si reaksion zinxhir ndaj aksioneve kineze.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: