KOSOVË- Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë hedhur bojë të kuqe drejt ndërtesës së Policisë së Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa menjëherë pas aktit, policia ka nisur arrestimet në radhët e protestueve të Vetëvendosjes. Të arrestuarit sipas VV-së janë Saranda Bogujevci, Rinë Zhitia, Diellëz Arifi, Elona Kurti, Çlirim Gërbeshi, Atdhe Arifi, Patrik Domi.

Siç shihet në foto, policët janë lyer me të kuqe, ngjyrë e zgjedhur simbolikisht si ngjyra e gjakut.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Aksioni është organizuar për shkak të “mos reagimit të Policisë për dhunën ndaj grave”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb