TIRANË- Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka prezantuar sot paketën e masave anti-informalitet në fushën e transportit. Haxhinasto ka theksuar se kjo paketë nuk ka si qëllim mbushjen e buxhetit me gjoba apo taksa, por ka si qëllim rritjen e cilësisë dhe sigurisë së shërbimit të transportit për qytetarët.


“Ky plan masash u miratua në mbledhjen e fundit të qeverisë, ka një kalendar specifik për zbatimin e tij duke nisur nga tetori. Paketën e plotë të masave e kemi vendosur edhe në sitin e ministrisë. Mund të shihni planin e masave dhe afatet përkatëse për realizimin e tyre. Qëllimi kryesor i çdo plani që bëjmë edhe ky plan ka një synim madhor që është cilësi më e lartë e shërbimit për qytetarët dhe siguri më e lartë e këtij shërbimi. Pavarëissht se masat përfshijnë edhe elementët ekonomikë në fushën e transportit. Masat kanë të bëjnë me licencimin e subjekteve të angazhuar në transport. Transporti i qytetarëve i ndjeshëm për elementët e sigurisë. Domosdoshmëri që subjektet të jenë të licencuar. Na rezulton se drejtues mjetesh, operatorë janë të palicencuar duke rrezikuar jetën e qytetarëve”, tha Haxhinasto.


Ministri i Transportit deklaroi se një bllok shumë i rëndësishëm i kësaj pakete është përmirësimi i shërbimit taksi. “Të vendosur të respektojmë standardin e legjislacionit tonë për shërbimin taksi që të gjithë sektorët e transportit të kenë rregullat e tyre.


Synimi i këtij plani që taksimetrat të vendosen në funksionim dhe pagesat e qytetarëve të jenë në bazë të vlerave që jep taksimetri jo më aforfe”, u shpreh ai.

Haxhinasto nënvizoi si një pikë po të rëndësishme edhe çështjen e biletave dhe pajisjes së qytetarëve me to, për të pasur standarde dhe shërbim më të mirë.

“Shumë e rëndësishme çështja e biletimit, kontrolle rigoroze që të gjithë qytetarët të marrin biletën dhe tu ofrohet edhe shërbimi për atë që kanë paguar. Kjo paketë është edhe si prelud i reformës për transportin ndërqytetës. Reforma do të sjellë standarde dhe shërbim më të mirë. Aktualisht situatë të pakëndshme. 90% e mjeteve të pakontrolluar, të paregjistruar që përbën në vetvete një evazion, prandaj do ta disiplinojmë këtë çështje”, tha Ministri i Transportit.

Ai paralajmëroi edhe angazhimin e shërbimit të noterisë për transferimin e pronësisë, ku do të ketë ndryshime.

“Angazhim edhe nga ana e shërbimit të noterisë, i domosdoshëm në transferimin e pronësisë. Edhe në transferimin e pronësisë ndryshime përkatëse. Automjetet do të jenë të regjistruar në Drejtorinë e Transportit Rrugor. Akses të plotë noterëve. Edhe aktiviteti i çregjistrimit të mjeteve do të rregullohet. Aktivitet me vlera shumë të larta por që aktualisht është jashtë kontrollit”, tha ai.

Gjithashtu Haxhinasto njoftoi se do të certifikohen të gjithë ata që operojnë në servisin e automjeteve, pasi sigurimi i këtij shërbimi është i rëndësishëm për jetën e qytetarëve.

“I rëndësishëm sigurimi i shërbimit të servisit të automjetit. Certifikim i atyre që do të operojnë në këtë fushë. Aktiviteti i tyre i rëndësishëm për jetën e qytetarëve. Ata që veprojnë në pikat e servisit të jenë të certifikuar për atë që ofrojnë. Në mënyrë që siguria për çdo shërbim që i bëhet automjetit të jetë sa më e plotë”, theksoi ai.

Ministri i Transportit tha se paketa përfshin edhe masa për menaxhimin dhe përdorimin e rrugëve dhe se ata që dëmtojnë rrugën do të jenë objekt i monitorimit dhe kontrollit.

“Paketa për menaxhimin dhe përdorimin e rrugës. Edhe ata që përdorin rrugën për transport mallrash dhe aktiviteti ekonomik duhet ta kenë të qartë se tashmë është ndërtuar një sistem ku do të ketë detyrime përkatëse për sa i takon edhe reklamimit apo aktivitetit ekonomike. Vëmendje më të madhe, objekt i monitorimit nga të gjitha institucionet që merren me rrugën dhe transportin, ajo që ka të bëjë me dëmtimin e rrugës. Domethënë, duke mbingarkuar automjetet më shumë se kapaciteti, objekt monitorimi dhe kontrolli. Këto janë disa nga çështjet kryesore që ka paketa tashmë e miratuar nga qeveria për luftën ndaj informalitetit. Do ti kërkoja qytetarëve të jenë partnerë me ne. Qëllimi nuk është që të mbushet buxheti me gjoba apo taksa, por ta sjellim këtë sektor në normalitetit dhe ti garantojmë qytetarëve një siguri dhe cilësi shërbimi”, deklaroi Haxhinasto.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb