TIRANË

Duket se aksioni anti-informalitet i nisur nga qeveria dhe institucionet e varësisë ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve të cilët e përshëndesin por kërkojnë që të goditen peshqit e mëdhenj dhe organizimi të shkojë në sistem.

Për News24, qytetarët shprehen se janë të kënaqur për kontrollin mbi cilësinë e naftës.

“Na vjen mirë që shteti kontrollon cilësinë e naftës. Nafta jocilësore dëmton automjetet tona. Shpresojmë që nga reagimi i shtetit të kemi cilësinë e duhur. Uroj që në këto aksione të kapen peshqit e mëdhenj”, shprehet një qytetar.

“Shteti të kapë ata që përziejnë naftën. Në treg ka shume marka me emra të mirë, por pa cilësi. Në treg falsifikohen emrat e mëdhenj. Dyshojmë e në shumë produkte ka etiketa false”, thotë një tjetër.

Ata kërkojnë që aksioni të vijojë dhe të shkojë në sistem.
“Besojmë se nga reagimi i shtetit do kemi cilësinë e duhur. Aksioni të vazhdojë dhe të kapë ‘peshqit e mëdhenj e të vërtetë’. Organizimi të jetë në sistem dhe jo si flakë kashte”, deklarojnë qytetarët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb