VLORE- Aksioni antikanabis vijon në mbarë vendin, ku ditën e sotme janë asgjësuar 3597 bimë narkotike. Policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar 1943 rrënjë bimë narkotike të llojit “Canabis-sattiva”, të mbjella në 23 parcela në tre fshatra të Vlorës . Në fshatin Armen, janë zbuluar dhe asgjësuar me djegie 13 parcela me 1247 bimë, të mbjella në vendin e quajtur “Përroi i Jotinës”, me lartësi 90-170 cm.

Ndërsa në fshatin Lubonjë, u gjetën 620 rrënjë të mbjella në 7 parcela në vendin e quajtur “Përroi i Baxhos”, me lartësi 65-167 cm. Dhe në fshatin Peshkëpi, u asgjësuar 76-rrënjë të mbjella në 3 parcela, në vendin e quajtur “Pylli i Samarovës”, me lartësi 40-120 cm.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.

Ndërsa blutë e Gjirokastrës kanë gjetur dhe asgjësuar 1594 rrënjë kanabis sativa të mbjella në 4 parcela. Aksioni është zhvilluar në Kakavijë në bashkëpunim me policinë kufitare.

Po kështu edhe blutë e Lezhës kanë zhvilluar një aksion antikanabis, ku gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin “Kashnjet”, komuna Ungrej, Lezhë, në vendin e quajtur “Pepaj”, në zonë pyjore të shpyllëzuar, u gjet 1 (një) parcelë ku ishin të kultivuara 60 bimë të dyshuara narkotike Canabis Sattiva, me lartësi 80-140cm.

Bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provave materiale.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve që kultivuan këto bimë .
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Kultivimit të bimëve narkotike”, neni 284 i Kodit Penal.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: