SHKODER- Aksioni antikanabis vijon në mbarë vendin, ndërkaq 4299 rrënjë kanabis janë asgjësuar nga uniformat blu. Gjatë aksionit në tre fshatra të Shkodrës, policia ka gjetur dhe asgjësuar 3215 rrënjë bimë kanabis. Në fshatin Vilë dhe Arrë, janë gjetur dhe asgjësuar 1040 rrënjë të mbjella në 10 parcela, ku bima arrinte në lartësi 80-175 centimetra; dhe në fshatin Trushtë janë gjetur 2175 rrënjë të mbjella në 13 parcela. Policia e Shkodrës po punon për identifikimin dhe arrestimin e kultivuesve të bimës narkotike.

Ndërkaq, nga aksionet antikanabis të zhvilluara në Vlorë, policia ka zbuluar dhe asgjësuar 3 parcela me 541 rrënjë bimë narkotike të llojit “Canabis-sattiva”, në fshatin Sevaster.

Bimët narkotike u konstatuan të mbjella, në vendin e quajtur “Përroi Rustame”, në mesin e një bimësie të dendur në 3-sipërfaqe toke pa pronarë të hapura posaçërisht për mbjelljen e këtyre bimëve narkotike, me lartësi 40-150 cm, të cilat Policia i asgjësoi me djegie.

Ndërsa në Skrapar, janë gjetur dhe asgjësuar nga policia 543 rrënjë kanabis sativa.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: