Flamur Noka, në një deklaratë pas përfundimit të mbledhjes së PD, u shpreh se sot opozita do të bëjë dy beteja, një brenda parlamentit dhe një jashtë saj në protestë nga deputetët e përjashtuar.

“E dyta që diskutoi grupi është situata e agravuar në Parlament. Rama me veprimet e tij po kërkon të nënshtrojë opozitën e ta shkelë. Përjashtimi i deputetëve, 19 në seancën e fundit, tregon qasjen armiqësore ndaj opozitës. Për këtë kemi vendosur të thërrasim sot në orën 17:00 protestë për parlamentarizmin.

Sot në protestë gjithë deputetët e përjashtuar. Ne që ende nuk quhemi të përjashtuar do jemi brenda. Do kemi dy beteja sot, një në parlament dhe një jashtë tij”, tha ai.

Ai paralajmëroi përshkallëzim të aksionit në Kuvend, ndërsa nuk dha detaje pasi tha se gjithçka do shihet nga shqiptarët live.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: