Aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për shembjen e ndërtimeve pa leje në Radhimë është shoqëruar me përplasje mes banorëve dhe policisë.

Gazetari Enrik Mehmeti tha për ‘BalkanWeb’ se banorët kanë kundërshtuar ndërhyrjen e fadromave për të shembur objektet e tyre, ndërsa kundër kanë munguar as konfliktet fizike me punonjës policie.

“Si kemi me lekë droge dhe hashash. I kemi me gjak e djersë”, i drejtohet një prej banorëve forcave të policisë, të cilat janë në një numër të shtuar. Ndërkohë, një tjetër i kërcënon duke thënë se; “Për ça vini këtu?! Na degjeneruat, do t’ju vrasim”.

Kujtojmë se përgjatë bregdetit të Vlorës prej disa kohësh vijon aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje, duke hasur kështu edhe në kundërshtinë e banorëve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb