Mediat më të rëndësishme ndërkombëtare në Europë dhe SHBA i kanë kushtuar një vëmendje të madhe ngjarjeve të ditës së sotme (e hënë) në Kuvend, ku opozita ndezi flakadanë në Parlament kur do të diskutohej buxheti i vitit të ardhshën.

Uashington Post, The Guardian, Reuters, AP dhe mediat italiane kanë raportuar ngjarjet e ditës së sotme me titullin “Opozita shqiptare përpiqet të prishë një seancë parlamenti në shenjë proteste kundër socialistëve në pushtet”

Titujt e mediave nderkombetare

Uashington Post: Opozita shqiptare prish votimin e buxhetit në Parlament me flakadanë dhe karrige të grumbulluara

Sky News: Opozita shqiptare prish votimin e buxhetit në parlament me flakë dhe bomba tymuese

The Guardian: Opozita shqiptare nis zjarr në Parlament gjatë protestës antiqeveritare

Abcneës: Opozita shqiptare prish votimin e buxhetit në Parlament me flakadanë dhe karrige të grumbulluara

Ilsolo24ore: Shqipëri, opozita ndez fishekzjarre në Parlament dhe pastaj shpërthen zjarri

Corriere: Kaos në Shqipëri, opozita ndez fishekzjarre në Parlament dhe pastaj shpërthen zjarri

AP: Opozita shqiptare përpiqet të prishë një seancë parlamenti në shenjë proteste kundër socialistëve në pushtet

Euronews: Kuvendi i Shqipërisë miraton buxhetin e vitit 2024 mes tensioneve të shtuara

Reuters: Opozita shqiptare proteston për buxhetin në Parlament me bomba tymuese dhe zjarr

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb