Për shkak të deputetëve të opozitës që u bënë “gardh” para foltores së Kuvendit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj nuk ka mbajtur fjalën në nisje të sesionit të ri parlamentar

“Ndjesë presidentit të Republikës që i pamundësohet fjala në Parlament”, tha kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Më herët, kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, tha se nga Kuvendi dhe Presidenca nuk ishte marrë asnjë njoftim për pjesëmarrjen e Presidentit në seancën e parë plenare të këtij seksioni parlamentar.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb