TIRANË

Valdrin Pjetri, Kreu i Bashkisë Shkodër i dalë nga votimet e 30 qershorit ka reaguar pas shpërndarjes së parullave e pankarteve në qytet nga mbështetësit e PD kundër tij.


Pjetri thotë se traktet e shpërndara natë nga 4-5 persona nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve shkodranë. Sipas tij, kjo është një mënyrë për të larguar vëmendjen nga abuzimet shumë vjeçare të bëra në Bashkinë Shkodër dhe deklaron se në pak muaj banorët do të shikojnë një realitet ndryshe.


REAGIMI I PJETRIT
Traktet e shpërndara natën nëpër Shkodër, organizuar nga 4-5 persona, nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve shkodranë dhe as interesat e demokratëve të ndershëm shkodranë.
Thjesht duan të largojnë vëmendjen nga abuzimet shumë vjeçare të bëra në Bashkinë Shkodër dhe nuk e ndryshojnë dot faktin se pas një jave ky abuzim do përfundojë njëherë e mirë.
Valdrin Pjetri nuk është e keqja e Shkodrës. Nuk është ai që ka abuzuar dhe ka shpërdoruar pafund fonde publike. Valdrin Pjetri nuk është shkaktar i gjendjes së mjerueshme, ku gjendet qyteti i Shkodrës sot.
Në pak muaj të gjithë banorët e Shkodrës do shikojnë realitetin ndryshe, të një qyteti që do administrohet dhe menaxhohet me përkushtim dhe devotshmëri.
Qentë le të lehin, karvani ecën përpara. Ditë më të mira do vijnë për Shkodrën dhe banorët e saj.


Valdrin Pjetri Fb
Valdrin Pjetri Fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb