TIRANE- Aksioni më i fundit i Ministrisë së Financave për kontrollin e bizneseve ka ngjallur reagimin e deputetit të LSI-së për qarkun e Dibrës, Përparim Spahiut.

Me anë të një statusi në ‘Facebook’, Spahiu shprehet se aksioni në fjalë do të jetë njësoj me atë të ndërmarrë në vitin 2015, i cili nuk solli asgjë. Ai thotë se edhe ky aksion s’do sjellë gjë tjetër veçse frikë tek berberët e lagjes.
WhatsApp Image 2017-09-27 at 08.49.56
STATUSI I PLOTE
Ministria e financave na njoftoi për fillimin e një Aksioni, jo të ri në fakt, pasi një i tillë ndodhi dhe në vitin 2015, ku e vetmja gjë që kujtoj prej atyre ditëve është dridhja e duarve, me gërshërët në to, të berberit të lagjes, se mos i vinin tatimorët!!!
Asgjë e ndryshme nuk do të ndodhi, perveçse mbylljes së më shumë bizneseve e shērbimeve.
Sa i takon të ashtuquajturve Të Mëdhenj, dihet, vështirë se mund t’ju troksaësh në derë, sidomos pas zgjedhjeve të llojit 25 Qershor!
P. S
aksion
usht. Veprim luftarak për t’i dhënë armikut një goditje të shpejtë dhe të papritur. Aksion i guximshëm. Aksionet e çetave partizane (e gueriljeve). Vendi i aksionit. Bëj (kryej, përgatit) një aksion.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb