NGA: Fatmir Popja
ELBASAN-
Dita e sotme ka mbledhur qytetare vullnetare nga i gjithë Elbasani, në kuadër të aksionit kombëtar të pastrimit, një aksion praktik sensibilizues për një Shqipëri më të pastër. Kësaj nisme i është bashkuar edhe Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe kryebashkiaku Qazim Sejdini.

Ata ishin së bashku me grupin që kontribuoi për pastrimin e brigjeve dhe rrjedhës së përroit të Zaranikës në një nga lagjet periferike të qytetit të Elbasanit. Ministra Gjonaj nga ana e saj e vlerësoi “Nismën ta pastrojmë Shqipërinë që duam”. Mes të tjerash ajo theksoi se Shqipëria do të pastrohet siç po pastrohet sistemi i drejtësisë.

“Si po punojmë të mbajmë pastër Shqipërinë do punojmë të pastrojmë Pallatin e Drejtësisë nga të korruptuarit. Siç po pastrojmë pallatin e Drejtësisë do pastrojmë edhe Shqipërinë”, tha Gjonaj.
23949172_364736650618844_1893388481_o

23949209_364736637285512_1885395059_o

23949482_364736673952175_505817887_o

24008263_364736647285511_770347508_o
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb