TIRANE- Pas aksionit policor që u finalizua me arrestimin e 4 personave në Shkodër, të cilët dyshohen si pjesë e një bande kriminale, vjen reagimi nga ish-kryeministri Sali Berisha.


Ky i fundit përmes një statusi në ‘Facebook’, theksoi se Shkodra ka memorie dhe nuk mashtrohet. Po ashtu ai theksoi se qeveria arrestoi miqtë e saj për t’i liruar më pas.


“Shkodra ka memorje, nuk mashtrohet!
Për arrestimet që u bënë dje pas takimit të opozitës, Shkodra thotë:
I arrestuan miqtë e tyre për t’i liruar dhe kërkuar ndjesë siç i kanë arrestuar dhe liruar dhe kërkuar ndjesë para 6 muajve, para 9 muajve, para 12 muajve! Sb”, shkruan Berisha.
(ed.me/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb