TIRANE- Pas aksionit policor të zhvilluar në Tiranë, Shkodër, Roterdam dhe Holandë ku është goditur një nga grupet kriminale më të rrezikshme në veri të vendit, Policia e Shtetit pritet të japë detajet.

Mësohet se informacionet zyrtare do të bëhen të ditura publikisht nga vet drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Ky i fundit në orën 10:00 në pani të drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela do të japë një konferencë për shtyp. Pasditen e djeshme është arrestuar në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë Safet Bajri (Rustemi), i njohur ndryshe si “i forti” i Shkodrës.

Arrestimi i 34-vjeçarit u bë në kuadër të një procedimi penal të nisur nga Prokuroria për Krimet e Rënda, rreth 1 vit e gjysmë më parë, pasi ishte në listën e më të kërkuarve në Belgjikë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb