Gazetari Ervis Kuçi ka raportuar nga Frakulli i Fierit, aty ku u zhvillua mbrëmjen e sotme super operacioni nga SPAK, DEA dhe policia malazeze ku u zbuluan rreth 200 thasë me pleh kimik, brenda të cilëve dyshohet se fshihet kokainë e ardhur nga Kolumbia si dhe fishekë.
Thasët janë zbuluan në oborrin e banesës së ish kreut të Komunës Frakull, Viktor Çervenakut, por ai nuk ishte prezent në momentet e ndërhyrjes.
Ndërkohë thasët kanë nisur të transportohen nga kamionët e policisë dhe pritet që të hapen në një pikë, për të kontrolluar më pas për drogën dhe sasinë që dyshohet se ndodhet në brendësi.