TIRANE

Pak pas mbylljes së mbledhjes së kolegjit të kryetarëve, ‘BalkanWeb’ zbardh strategjinë që do përdorë opozita për protestat e paralajmëruara. Gazetari Klajdi Bodlli raporton për ‘BalkanWeb’ se opozita do të protestoje çdo të enjte tek Parlamenti.

Vendimi u mor në mbledhjen e kryetarëve të PD në rrethe. Seanca e ardhshme pritet të jetë në 28 shkurt, kështu që ne të njejtën ditë është parashikuar edhe protesta tek parlamenti. 3 ditë më parë, protesta e opozitës pamundësi zhvillimin e seancës plenare. Pavarësisht paralajmerimeve të qeverisë për  dhune dhe hyrje me forcë në parlament, nuk u shënua asnjë incident. Kjo ishte dita kur kreu i opozites Lulzim Basha, dorëzoi zyrtarisht mandatet e deputetëve të opozitës. Nëpërmjet këtij hapi ekstrem, opozita beson se do të detyrojë kryeministrin Rama të tërhiqet nga pushteti i blerë në bashkëpunim me krimin dhe t’i hapë rrugë një qeverie tranzitore, që do të siguroje zgjedhje të lira e tëndershme.

16:08-Një ditë pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së, kreu i kësaj force politike Lulzim Basha mbledh kolegjin e kryetarëve. Burime për ‘BalkanËeb’ bëjnë me dije se mbledhja zhvillohet në selinë e Partisë Demokratike. Mësohet se në mbledhje marrin pjesë të gjithë kryetarët e PD-së në rrethe.

Në mbledhje diskutohet për hapat e mëtejshëm që do ndjekë opozita. Takimi i kolegjit të kryetarëve zhvillohet për të vendosur organizmin, vendimet e kryesisë, protestat dhe takimet.

Kujtojmë që një ditë më parë PD mblodhi Kryesinë e kësaj partie, ku u diskutuan 3 pika kryesore mes të cilave edhe shkarkimin nga të gjitha funksionet dhe anëtarësia të deputetit Myslim Murrizi.

Basha nga Kryesia tha se pika e parë e rendit të ditës është aksioni politik pas dorëzimit të mandateve.

“Të bëhet ndërthurja e protestës me shpalosjen e alternativës. Grupi i punës që do të ngrihet për arsimin e lartë, do të jetë për çdo fushë kryesore, për pensionet, për shëndetësinë, për investimet, etj. Të nisim punën, sepse mund të jemi me zgjedhjet mbrapa dere. Nuk kemi pse të harxhojmë asnjë minutë.”-u shpreh Basha.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb