TIRANE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të takojë sot aleatët e tij në seli, në orën 10:30. Në takimin me aleatët  do të diskutohet për aksionin e mëtejshëm opozitar.  Takimi vjen një ditë pas paralajmërimit të Bashës në Durrës, ku foli rreth situatës aktuale politike dhe mundësisë të mbajtjes së një referendumi.

Kujtojmë që më 25 maj në orën 19:00, opozita e bashkuar do të organizojë protestën e gjashtë kombëtare.

Basha, më herët tha për gazetarët se zemërimi popullor vetëm do të rritet përballë kësaj qeverie, të cilën e fajësoi se po kërcënon seriozisht rendin demokratik. Gjithashtu Basha tha se PD-ja dhe opozita kanë për detyrë të përballen me të keqen, duke nxjerrë programin politik si alternativë shpëtimi për qytetarët.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb