Partia Demokratike ka nisur takimet në terren me fokus aksionin opozitar, por edhe mobilizimin e strukturave drejtuese për zgjedhjet parlamentare të 2025. Në Durrës, drejtuesi politik Oerd Bylykbashi dhe e deleguara e PD, Ilirjana Kuçana kanë zhvilluar takime me strukturat atje.

Ndalesa e parë ka qenë në zonën e Durrësit të Ri, një nga bastionet e PD ndër vite.

Deputeti i PD, Bylykbashi e ka vënë theksin te domosdoshmëria e angazhimit të çdo drejtuesi lokal me qëllim vazhdimin e aksionit opozitar për t’i imponuar mazhorancës pranimin e kërkesës për qeveri teknike.

Gjithashtu, ai ka kërkuar nga strukturat ngritjen në një tjetër nivel të kontakteve në terren me anëtarësinë dhe qytetarët e pavendosur.

“Ne jemi në aksion, jemi në mosbindje civile ndaj qeverisë dhe Edi Ramës. Qëndrimi i PD është se zgjedhje të lira me Edi Ramën kryeministër nuk mund të ketë. Bashkimi i faktorit opozitar dhe bashkimi i qytetarëve përreth PD-së janë garancia jonë për fitoren në 2025”, u shpreh Bylykbashi.

Elektorati gri duhet të kanalizohet drejt alternativës së opozitës, ka shtuar edhe e deleguara e PD në Durrës, Ilirjana Kuçana.

“Qytetarët duhet të njihen me alternativën tonë. Të zhgënjyerit nga qeverisja e konsumuar e Edi Ramës prej 11 vitesh në pushtet janë shumë herë më tepër se ata që vazhdojnë t’i besojnë socialistëve. Qytetarët nuk kanë çfarë presin më, ne duhet t’iu tregojmë atyre platformën tonë se si Shqipëria do të bëhet më e mirë, më e jetueshme dhe jo një vend që braktiset çdo ditë”, ka thënë Kuçana.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Takimet e të deleguarëve politikë të PD do të vijojnë në zona të tjera të Qarkut të Durrësit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb