TIRANE

Me nisjen e sesionit të ri paralamentar, kanë nisur edhe lëvizjet e kampeve politike, për rinisjen e aksionit opozitar. Kështu, ditën e sotme, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka mbërritur pranë selisë së Partisë Demokratike ku zhvilloi nje takim me kryeopozitarin Lulzim Basha.

Kryemadhi zhvilloi një takim me Bashën më 16 gusht, një ditë pasi u kthye nga pushimet.

Mësohet se dy krerët opozitarë  diskutuan mbi aksionin që do të ndjekë opozita në lidhje me aktualitetin politik në vend. Kujtojmë se LSI, bashkë me aleatët opozitarë (përveç PD) kanë dorëzuar kërkesat e tyre pranë KQZ për t’u regjistruar në zgjedhje.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb