TIRANË

Për të rakorduar aksionin e ardhshëm opozitar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi disa takime këtë të enjte. Ai fillimisht ka mbledhur kryesinë dhe grupin parlamentar më pas ka zhvilluar një takim me aleatët dhe takimin e fundit e ka zhvilluar me Këshillin Kombëtar. Në fjalën e tij me grupin dhe kryesinë basha është shprehur i palëkundur se PD nuk tërhiqet nga kushti për largimin e Edi Ramës.

“Rama edhe kur i ben i vetem kandididimet, votimet dhe numerimin, edhe kur nuk ka kundershtar per te vjedhur, vjedh dhe manipulon. Kete e deshmojne qindra denoncime nga media dhe mijera te tjera nga qytetaret si dhe gjetjet nga raporti paraprak i ODIHR, me i keqi qe nga 97. Rama e beri per te rritur pjesemarrjen fiktive. ODIHR vuri vulen per rolin kriminal te KQZ ne kete operacion te papare manipulimi. Me Edi Ramen nuk mund te kete kurre zgjedhje te lira.” Mësohet të jetë shprehur Basha.

Ndër të tjera Basha është ndalur edhe në konstatimet paraprake te ODIHR.

“Konstatimet paraprake te ODIHR nxjerrin mes shume problemeve 2 çeshtje kryesore:  a) dekreti i presidentit eshte ne fuqi, farsa e 30 qershorit eshte nul sepse eshte kunder parimit themelor te sundimit te ligjit b) regjistrimi i paterices se krijuar nga Edi Rama per te krjuar iluzionin e gares u be ne shkelje te ligjit. Votimi i 30 qershorit eshte nul” ka theksuar kryedemokrati

“Refuzimi qe shqiptaret i bene farses eshte refuzim ndaj regjimit te Edi Rames.  Ndonese PD eshte aksionierja kryesore e ketij refuzimi popullor ka shume aksionere. Me ne u bashkua shumica absolute e shqiptareve.  Ky eshte refuzim i regjimit te Edi Rames. Detyra jone eshte qe, nepermjet aksionit tone politik, ta kthejme kete nga shumice refuzuese per regjimin e Rames, ne nje shumice shprese dhe besimi per ndryshim.

Ftesa ndaj shqiptareve per diten e hene eshte: te gjithe bashke kunder diktatures, ne mbrojtje te familjeve dhe femijeve tuaj, ne mbrojtje te Demokracise dhe Kushtetutes.

Qendrimi yne eshte i pandryshueshem, 30 qershori vetem na motivon me shume ne vendosmerine tone: largimi i Edi Rames, ndeshkim te politikaneve qe vodhen zgjedhjet ne bashkepunim me krimin dhe te gjithe atyre qe organizuan dhe zbatuan farsen e 30 qershorit, qeveri tranzitore, zgjedhje te lira e te ndershme, parlamentare dhe lokale.

Edi Rama me kukuvajkat dhe mercenaret e tij deshtuan ne planin tashme te zbardhur per ta percare PD dhe opoziten. PD dhe opozita dolen me te forte dhe me te bashkuar nga 30 qershori. Ata nuk meritojne asnje vemendje apo harxhim kohe. Injorojoni, perbuzini, e gjithe energjia ne aksionin politik kunder padronit dhe financuesit te tyre Edi Rames!” është shprehur më tej Basha.

Ditën e djeshme Partia Demokratike dhe opozita vendosën për rikthimin e aksionit në shesh, ndërsa protesta e radhës kombëtare do të zhvillohet me 8 korrik në orën 20:00.

Në një komunikim me mediat, lideri demokrat tha se opozita nuk ka kthim pas, por do të luftojë deri në fund për garantimin  dhe ruajtjen e demokracisë në Shqipëri. Ai ftoi qytetarët që të hënën të gjithë të “derdhen” në shesh për të vijuar rezistencën kundër keqqeverisjes së kryeministrit, Edi Rama.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb