TIRANË

Partia Demokratike ftoi sot qytetarët që t’i bashkohen opozitës në protestën e radhës kombëtare, e cila do të zhvillohet të hënën duke nisur nga ora 20:00.


Pas këtij hapi, selia blu ka nisur përgatitjet dhe nesër paradite do të mbledhë strukturat më të larta të partisë, me synim organizmin e aksionit në ditët e ardhshme.


Gazetari i “BalkanWeb”, Klajdi Bodlli raporton se fillimisht në orën 10:00 do të  nisë mbledhja e përbashkët mes Kryesisë dhe Grupit Parlamentar, ndërsa më pas do jetë organi më i lartë siç është Këshilli Kombëtar.


“Nesër ora 10:00 mbledhje e përbashkët e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar. Me pas ne 11.45 mbledhje e Këshillit Kombëtar”-njofton PD.

(n.m/BalkanWeb)

Etiketa: