Një ditë pas protestës të opozitës të një dite më parë, gazetari Osman Stafa ka dhënë detaje të reja në lidhje me atë që pritet të ndodhë me aksionin e PD.

Stafa raportoi për News 24 se aksioni opozitar pritet që të ashpërsohet. Ai tha se protesta dje ishte një risi, pasi protestuesit shkuan pranë selisë së PS-së. Stafa u shpreh se pritet që të ‘pushojë’ edhe jeta normale parlamentare.

Osman Stafa: Funksionarët e lartë të Partisë Demokratike thonë se qëllimi i tyre është arritur, derisa tubimi shkoi në institucionet kryesore, që i akuzojnë se nuk iu shërbejnë qytetarëve. Protesta dje ishte një risi, pasi protestuesit shkuan tek selia e PS. Një protestues u dogj në këmbë.

PD e ka cilësuar protestën dje si paralajmërim, në raport me kërkesën kryesore të opozitës, qeverinë teknike. Mosbindja civile do të vazhdojë. Aksioni opozitar pritet të ashpërsohet akoma më tej. Edhe në seanca, pritet të mos ketë jetë normale parlamentare.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb