TIRANË-21 persona janë arrestuar ditën e sotme të akuzuar për vjedhjen e energjisë. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me OSHEE, kanë vijuar punën e përbashkët në të gjithë vendin për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike, evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, por edhe për vjeljen e pagesave nga abonentët debitorë.
Burime nga Policia e Shtetit bene te ditur se në të gjithë vendin kanë vepruar 102 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE. Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 36 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 36 autorë.
Nga këta janë arrestuar në flagrancë 21 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike. Janë shpallur në kërkim 10 persona pronarë biznesesh, të cilëve iu është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë në bizneset e tyre , si dhe ndiqen në gjendje të lirë 5 autorë të tjerë. Janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici – OSHEE në 2.202 raste, si dhe janë ndërprerë 1.413 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonenteve debitorë. Gjatë ditës së sotme janë kontrolluar 301 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.
Zvdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Altin Qato dhe Drejtori i OSHEE Arben Seferi janë shprehur se Policia e Shtetit –OSHEE janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur, deri në identifikimin dhe shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme dhe përballjen me ligjin të vjedhsëve të energjisë elektike, si dhe të gjithë ata punonjës të OSHEE që bëhen palë me vjedhësit e energjisë elektrike duke shpërdoruar detyrën për qëllime fitimi.

 

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: