TIRANE- Kryeministri i vendit Edi Rama, ka përsëritur deklaratën se nuk do të ketë asnjë lëshim për vjedhësit e energjisë elektrike. Këtë herë Rama ka postuar një foto në Twitter të një kabine elektrike, me të cilën furnizohej me energji një biznes i madh, ndërsa paguante sa një furrë buke.

“Në operacion kundër hajdutëve të energjisë në Tiranë: Kabina ku biznesi i madh paguante sa një furrë buke”, ka thënë Edi Rama. Më tej ai është shprehur se nuk do të ketë asnjë tolerancë për vjedhësit. “Zero tolerancë për vjedhësit”, ka shkruar Rama, ndërsa pas fotos të shumta kanë qenë edhe komentet e ndjekësve të tij si në Twitter ashtu edhe në facebook.

(m.k/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: