TIRANË- Komisariati i Qarkullimit Rrugor në Tiranë ka zhvilluar një aksion për parandalimin e aksidentet, nga datat 9 deri më 12 korrik. Gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të këtij aksioni, janë arrestuar 12 shtetas për thyerje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Konkretisht janë arrestuar shtetasit:
1- Jetnor Hoxhallari, 36 vjeç;
2- Arsen Sazexhiu, 29 vjeç;
3- Fatmir Tafaj 58 vjeç;
4- Gentjan Stambolliu 43 vjeç;
5- Fatmir Mustafa 44 vjeç;
6- Elis Metko 29 vjeç;
7- Xhevahir Bici 24 vjeç;
8- Gentian Zhegu 38 vjeç;
9- Armando Luzi 19 vjeç;
10- Luigino Marinuçi 46 vjeç;
11- Frenkli Plaku 20 vjeç;
12- David Adili 35 vjeç

Këta shtetas u arrestuan për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”. Aksioni zhvillua gjatë orëve të vona të natës dhe në mëngjes herët, për drejtuesit e mjeteve të çilet përdorin pije alkoolike.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb