Për aksionin, duke iu përgjigjur ish-deputetes Tabaku ka reaguar edhe Kryebashkiaku Erion Veliaj.

Në profilin e tij në Twitter ai postoi disa foto nga aksioni i sotëm i Bashkisë së Tiranës dhe thotë se u bë i mundur çlirimi i bustit të heroit “Vojo Kushi” nga ndërtimet pa leje si lloto dhe bingo në zonën e Selvisë.

“Pas Ali Demit, nis çlirimi i Vojo Kushit! Nuk mjaftoi ish-bingo, por ja hipën sipër Vojos, si ai tankut, me kat pa leje e me grykësi që as fashizmi s’e kish! Ta dinte Vojo që do bëhej kurban për llotot e deputetëve të rënë vafti, do e kish menduar dy herë atë punën e tankut”, shkruan Veliaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb