Autoritetet e Gazës i kthyen pas Izraelit të mërkurën një kontejner me trupat e 88 palestinezëve, identiteti i të cilëve nuk dihej.

Ismail al-Thawabteh, drejtuesi i zyrës së mediave të qeverisë së Gazës, tha se trupat u dorëzuan nga Izraeli në një kontejner në Gazën jugore “pa asnjë koordinim me palët palestineze apo ndërkombëtare.

“Ata u dorëzuan në një mënyrë arrogante dhe poshtëruese që nuk respekton dinjitetin e dëshmorëve. Ky është një akt çnjerëzor. Qeveria vendosi t’i kthejë trupat në palën izraelite derisa të sigurohet informacioni dhe dokumentacioni në lidhje me to”, tha ai.

Thawabteh denoncoi praktikën izraelite si “një krim të urryer që shkel ligjin ndërkombëtar dhe ligjin humanitar”.

“Kjo nuk ishte hera e parë që pala izraelite kryen akte të tilla çnjerëzore kundër dëshmorëve,” tha ai, duke u bërë thirrje organizatave ndërkombëtare, përfshirë Kryqin e Kuq, të “marrin përgjegjësinë për atë që po ndodh”.

Ai gjithashtu rinovoi thirrjen e tij për vendet e botës që “të bëjnë presion ndaj Izraelit që të ndalojë krimet e tij gjenocidale kundër palestinezëve”.

Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij brutale në Gaza që nga një sulm ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas tetorin e kaluar, pavarësisht nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: