Sevim Arbana, aktiviste e të drejtave të njeriut, reagoi në një lidhje të drejtpërdrejtë në News24, lidhur me padinë e ngritur ne adresë të saj nga kryeministri Edi Rama.


Arbana e konsideroi të shëmtuar dhe revoltues, padinë që kreu i qeverisë ka ngritur ndaj saj, ndërsa tha se seanca e parë e gjyqit do të mbahet më 6 nëntor.


“Do të mbyllë gojën dhe ka natyrën e tij, do të imponojë me forcën e pushtetit, dhe arrin dhe bën edhe gafa. Ky kryeministër që guxon të kërkojë dhe para, duhet të vërtetojë dëmin  material, shëndetësor dhe në roli si kryeministër i kam shkaktuar unë. Është shumë e lehtë dhe shikohet sa lekë kam unë, le ti marrë le ti gjejë, ajo mendon se të gjithë njerëzit kanë stiva parash siç ka ai. Ky është një akt i shëmtuar. Eksiton një ligj ndërkombëtare lejohet të shahet në një farë kuptimi, kjo s’do të thotë ta hedhë të gjithë popullin në gjyq. Është ai që më ka shkaktuar mua një dëm në shëndet dhe shqetësimet në familje. Organizmat ndërkombëtarë më kanë sugjeruar që të bëj unë kundër padi, ende skam fol me avokatin për këtë, por do të diskutoj”, u shpreh ajo.


Kryeministri Edi Rama, paditi në gjykatë aktivisten e të drejtave të njeriut, Sevim Arbana, pas deklaratës së saj në emisionin “A Krasta” në Neës24 e cila tha se në qershor 2013 e kishte parë atë të pickonte me dhunë një nga minister e kabinetit.

‘Unë kam parë skena që ia ka futur edhe me të pickuar një ministreje grua. Kush e di ca i ka bërë dhe i ka ardhur në majë të hundës. Në 2013, ishte pickim dhune, sec i shpëtoi asaj edhe tëk.. te Sheratoni ka qenë në qershor 2013. Asaj i dolën dy lotë kështu i ranë edhe e mblodhi veten se ishin një javë para zgjedhjeve”,- tha Arbana gjatë diskutimit në emision.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb