Raportohet se Policia e Kosovës po kryen aksion në fshatin Varagë, lidhur me sulmin ndaj kanalit të ujit të Ibër Lepencit, që e cilësoi si akt terrorist.

Aksionin e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Po, është duke u zhvilluar aktivitet i bastisjes nga ana e policisë dhe tani për tani nuk mund të them asgjë më shumë”, ka deklaruar Elshani për mediat vendase.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb