Ministri serb i Punëve të Jashtme Nebojsha Stefanoviç ka deklaruar se organet kompetente të Serbisë po ndërmarrin masa dhe veprime që do të duhej të shpinin në ngritje të aktakuzës kundër ekzekutorëve dhe urdhërdhënësve për arrestimin e drejtorit të Zyrës së Kosovës në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriç, transmeton Koha.net.


Në foltoren e Kuvendit të Serbisë Stefanoviç ka thënë se “qytetarët e Serbisë janë dëshmitarë për aktin terrorist kundër Marko Gjuriç e qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë dhe Prokuroria për krim të organizuar ka filluar hetimet.


“Tashmë ekziston një drejtim i mirë në kuptimin se ne i kemi personat që kanë marrë pjesë në veprimet e ndryshme në këtë akt dhe që kundër atyre personave të ngrihet aktakuzë, ndërsa po priten rrethanat që ata ë jenë të qasshëm tek organet tona dhe që t’i dorëzohen organeve tona të drejtësisë”, citon “Danas” të ketë thënë Stefanoviç.


Ai ka thënë Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme intensivisht në këtë dhe se nuk do të hiqet dorë që fajtorët të sillen para organeve tona.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: