Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, që thuhet se pas tij qëndron Irani.
Berisha në një konferencë për mediat e cilësoi akt zuzar nga ana e Iranit.
“Regjimi iranian ka sulmuar dhe e vërteta është ka davastuar sisteme digjitale të vendit, çmimin e madh për të cilin e paguajnë shqiptarët në shërbime, në sigurinë e tyre dhe jo vetëm shqiptarët. Sulmi që filloi me portalin E-albania kaloi në sistemin TIMS më vonë me MESK dhe ADAMS pa asnjë lidhje me portalin E-albania dhe dje është shtrirë në sistemin e gjendjes civile. Dënoj me ashpërsi këto sulme që në formë përfaqësojnë një dhunim të rëndë të sovranitetit të vendit, një agresion në një infrastrukturë me rëndësi kritike si për shërbimet edhe për sigurinë e çdo vendi. dënoj gjithashtu pa hezitim qëndrimin e papërgjegjshëm të qeverisë Edi Rama i cili filloi zyrtarisht lojën kriminale në sisteme digjitale të vendit duke nxjerrë për patronazhistë të dhëna personale në kundërshtim me kushtetutën e vendit të 1 mln shqiptarëve. Duke nxjerrë targat në një mbështetje të fuqishme për krimin. Duke nxjerrë rrogat në një goditje për biznesin”, tha Berisha.
(BalkanWeb)