MAQEDONI- Prokuroria Publike për një periudhë të shkurtër ka përpiluar dosjen dhe ka ngritur aktakuzë kundër liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe të dyshuarve të tjerë për rastin “Puç”.

Sipas kësaj aktakuze, Zaev së bashku me ish-shefin e shërbimit sekret Zoran Verushevski dhe dy bashkëpunëtor të tjerë ngarkohen për përgjim të paautorizuar, spiunim dhe dhunim të institucioneve shtetërore, por edhe rrezikim të sekretit shtetëror.

Por sot LSDM theksoi se nuk është e befasuar nga vendimi i Prokurorisë publike.

“Ne, me dëshmi dhe me argumente publikuam se nën çfarë kontrolli të pushtetit ekzekutiv është i tërë sistemi në Republikën e Maqedonisë. Ky vendim që miratohet në mënyrë të shpejtë dhe maksimale vjen drejtpërdrejt nga Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijalkov, të cilët janë nxënë në prishjen e rendit kushtetues dhe krimeve mbi qytetarët e Republikës së Maqedonisë”, reagoi LSDM.

 

(m.k/INA/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: