STAMBOLL-Dy ujgurë kinezë janë ndaluar në policia turke pasi dyshohet se kanë lidhje me sulmin e përgjakshëm të Vitit të Ri në një klub nate në Stamboll ku humbën jetën 39 persona. Sulmi në fjalë eshte marrë përsipër nga organizata xhihadiste Shteti Islamik (ISIS), shkruan Anadolu Agency (AA).

“Dy të dyshuarit, të identifikuar si Omar Asim dhe Abuliezi Abuduhamiti, janë arrestuar dhe akuzohen se i përkasin një organizate terroriste, për blerje armësh zjarri pa autorizim dhe për përfshirje në vrasjen e 39 personave”, deklaron agjencia e lajmeve Anadoll duke cituar një prokuror.

Sipas agjencisë, një dëshmitar okular ka parë Asimin në shoqëri të vrasësit të dyshuar të klubit të natës, ku kombësia e saktë nuk është konfirmuar dhe se vazhdon të jetë në arratisje pavarësisht aksionit të gjerë të policisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: