Hamasi merr përsipër sulmin terrorist që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Jaffa, pranë kryeqytetit izraelit.
Sulmi ndodhi në afërsi të stacionit të trenit në këtë qytet dhe i parapriu sulmit me raketa nga Irani.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Jaffës, ndërsa mësohet se dy autorët e sulmit janë ekzekutuar nga policia izraelite. Dyshohet se dy autorët zbritën nga hekurudha dhe hapën zjarr me armë automatike mbi njerëzit që prisnin në stacionin e trenit.
Irani ka nisur hakmarrjen duke lëshuar qindra raketa në territorin izraelit, sipas Reuters Ushtria izraelite thotë se raketat janë lëshuar nga Irani drejt Izraelit. Më herët u raportua se ka pasur një shpërthim në Tel Aviv dhe tashmë sirenat paralajmëruese po bien në Jerusalem, sipas agjencisë së lajmeve.
Në një postim në X Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), deklarojnë se të gjithë civilët izraelitë janë në strehimore për bomba ndërsa raketat nga Irani vijojnë të hidhen në Izrael.