Dy aktivistë nga grupi mjedisor Just Stop Oil u arrestuan pasi spërkatën me bojë portokalli disa monolite të Stonehenge, vendi i njohur prehistorik në jug të Anglisë i mbrojtur nga UNESCO.

Në pranga përfunduan dy autorët, Niamh Lynch, 21 vjeç, studente në Universitetin e Oksfordit dhe Rajan Naidu, 73 vjeç, nga Birmingham.
Siç komunikohet nga Just Stop Oil, boja e përdorur do të lahej nga shiu. “Miell misri portokalli që përdorëm për të krijuar një ekran tërheqës do të lahet së shpejti nga shiu, por nevoja urgjente për veprime efektive të qeverisë për të zbutur pasojat katastrofike të klimës dhe krizës ekologjike nuk po ndodh.”

  • foto galeri
  • foto galeri

Gjesti, i cili ndodhi rreth orës 12:00 me orën lokale, u krye një ditë para fillimit të festimeve të Solsticit Veror. Kjo është një ngjarje vjetore, gjatë së cilës është e mundur të dëshmojmë një lindje spektakolare midis monoliteve.
Kryeministri Rishi Sunak e dënoi veprimin si një “akt të turpshëm vandalizmi ndaj një prej monumenteve më të vjetra dhe më të rëndësishme në Mbretërinë e Bashkuar dhe në botë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb