Sipas një vëzhguesi dhe aktivisti të të drejtave të njeriut, muslimanët Rohingya po përballen me rrezikun e humbjes së atdheut të tyre nëse komuniteti ndërkombëtar dështon ta trajtojë këtë çështje.

Nay San Lwin, aktivist i të drejtave të popullit Rohingya dhe bashkë-themeluesi i Koalicionit të Lirë Rohingya, duke folur për Anadolu tha se pas zhvendosjeve të detyruara në shtetin Rakhine, ka rreth 600 mijë muslimanë Rohingya në rajon, me vlerësime që sugjerojnë se 10 mijë u detyruan të kërkojnë strehim në Bangladesh javën e kaluar.

“Nëse komuniteti ndërkombëtar nuk arrin të zgjidhë këtë çështje edhe një herë, ne do të humbasim atdheun tonë. Çështja më kritike është mos ndëshkimi. Ushtria e Mianmarit ka vepruar pa u ndëshkuar që nga viti 1978”, tha ai, duke vlerësuar rolin e organizatave ndërkombëtare në adresimin e çështjeve me të cilat përballet komuniteti Rohingya.

Lwin theksoi se ka çështje gjyqësore ndërkombëtare në vazhdim në lidhje me mizoritë me të cilat përballet komuniteti Rohingya, por kohëzgjatja e këtyre rasteve mbetet e pasigurt.

Ai theksoi se një hap vendimtar për komunitetin Rohingya do të ishte ndërhyrja nga organizatat ndërkombëtare, një rezolutë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së ose formimi i një koalicioni ndërkombëtar për të ndihmuar komunitetin.

Nëse nuk ka ndërhyrje, paralajmëroi Lwin, dhuna mund të përshkallëzohet përtej 2 mijë deri në 2.500 vdekjeve të raportuara në tre muajt e fundit.

Ai shtoi se gjyma e mbetur e komunitetit Rohingya, respektivisht rreth 300 mijë në Buthidaung dhe Maungdaw, do të detyrohen të largohen në Bangladesh.

‘’Nëse i humbim këto dy qytete, nuk do të kemi ku të kthehemi. Gjithçka varet nga komuniteti ndërkombëtar. U takon atyre të vendosin se si të mbrojnë Rohingya-t dhe si të sigurojnë kthimin në atdheun e tyre”, tha ai.

Që nga nëntori i kaluar, theksoi ai, ushtria e Mianmarit dhe grupi militant budist Arakan kanë përdorur zonat e banuara nga muslimanët Rohingya si zona konflikti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb