BERAT

Policia e Beratit ka ushtruar kontrolle për goditjen e veprimtarisë së kundraligjshme të lojërave të fatit dhe ka proceduar penalisht 2 shtetas pasi ushtronin aktivitetin e kundraligjshëm.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat në bashkëpunim me Njësinë Operacionale kapën dhe proceduan penalisht shtetasit: E.T., 60 vjeç; M.Q., 28 vjeç, të dy banues në Berat.

Procedimi penal i këtyre shtetasve u bë për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave”, “Punësim i paligjshëm”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” pasi në ambientin e lokalit në pronësi të shtetasit E.T., ushtronin aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

U sekuestruan në cilësinë e provave materiale 1 valixhe e mbushur me çipsa, 1 tavolinë pokeri, 2 pako me letra bixhozi si edhe 11.700 lekë.
Policia e Shtetit fton cilindo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb