Në qytetin e Pogradecit këtë të enjte u zhvillua  një aktivitet me rastin e 138-vjetorit të hapjes së Shkollës Shqipe,e dyta në vend pas asaj të Korçës.

Ky aktivitet kujtoi një moment të rëndësishëm pavarsisht faktit se sot kjo shkollë është e paaksesueshme dhe në gjendje të amortizuar por në fjalën e saj, nënkryetarja e Bashkisë së Pogradecit, Entela Gusho,tha se po punohet për rehabilitimin e lagjes “Topleci”, ku ndodhet edhe shkolla e cila do të kthehet në një muze.

Nga ana tjetër, drejtori i Zyrës Vendore të Arsimit, Sotiraq Mangëri, e vlerësoi këtë aktivitet si një mundësi për të nderuar dhe vlerësuar figurën e mësuesve që kontribuan për zhvillimin e arsimit në Pogradec.

Ai theksoi se po bëhen përpjekje për të kthyer Shkollën Shqipe në një muze, duke e lidhur atë me rëndësinë historike dhe edukative që ka pasur për qytetin.

Në këtë aktivitet u ndanë 24 certifikata mirënjohje për mësuesit pensionistë dhe për familjarët e atyre që kanë ndërruar jetë, si një shenjë e nderimit për kontributin e tyre në arsimin e qytetit.

Aktiviteti gjithashtu shënoi fillimin e rehabilitimit të plotë të lagjes muze, që përfshin edhe rikthimin e Shkollës Shqipe të Pogradecit në një muze.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: