TIRANË- Policia e Tiranës ka përgatitur një plan masash për Ditën e Verës, nisur nga aktivitetet kulturore e festive të planifikuara nga Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Mirëqenies Sociale. Pas njoftimeve të marra nga këto dy institucione, Policia do të bllokojë disa rrugë për të lejuar vijimin normal të këtyre aktiviteteve.

Do të ketë bllokime të pjesshme të trafikut në këto zona:

Parku “Rinia”; rruga “Pjetër Bogdani”; Galeria e Arteve; Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit; Ura e Tajvanit; Vëllezërit Frashëri; Rruga “Myslym Shyri’ midis Ministrisë së Financave dhe Parkut Rinia; Pallati i Kongreseve; Piramida, trotuari para Kuvendit; Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”; sheshi “Nënë Tereza”; Kodrat e Liqenit Artificial etj.

Ndalohet qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve në zonën përreth sheshit “Nënë Tereza” nga ora 07:00 deri në orën 17:00.

Do të ketë kufizime të pjesshme të trafikut rrugor:

Në rrugën “Pjetër Bogdani” nga ora 12:00-24:00

Në rrugën “Myslym Shyri”nga  ora 07:00 deri në orën 17:00

Drejtoria e Policisë së Tiranës fton të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e zbatimit dhe respektimit të këtyre rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe sugjeron lëvizjen pa mjete, për shkak të festimeve në kuadër të aktiviteteve të organizuara për ditën e verës.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb