TIRANË

Këshilltari ligjor i Presidentit të Republikës Bledar Dervishaj nuk e mohon se aktiviteti në institucionin e Presidencës ka qenë i ngjeshur këto ditë kur edhe zhvillimet politike kanë qenë të vrullshme.

Në rubrikën “Opinion” në News24, i pyetur nëse Presidenti i merr vetë vendimet apo në një tryezë, Dervishaj tha se gjithkush mund të japë mendimin e tij por se presidenti i merr vendimet vetë.

Sa i përket procedurave të nisura nga parlamenti për shkarkimin, ai tha se sot Presidenca ka vetëm një rezolutë.

“Të vlerësojmë mundësinë e nisjes së procesit hetimor. Mekanizmat janë të përcaktuara na dy akte kushtetutë e rregullore, nuk ka një kërkesë zyrtare me sa jemi në dijeni. Ne kemi të administruar në institucionin e Presidentit rezolutën.
Aktiviteti në institucion ka qenë i ngjeshur. Qoftë takimet, qoftë deklaratat.
Gjithkush mund të japë mendimin e tij sipas fushës dhe përgjegjësisë. Presidenti i merr vendimet vetë. Në një situatë të tillë kur mungon Gjykata Kushtetuese, është Presidenti i Republikës për të orientuar zgjidhjen”, tha Dervishaj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb