Lionel Messi është përfshirë në listën e Barcelonës për ndeshjen kundër Borussia Dortmund, por Ernesto Valverde ka pohuar se ende nuk ka vendosur nëse argjentinasi do të luajë të martën. Vendimi për aktivizimin e tij do të merret para ndeshjes në Signal Iduna Park.

“Ne do të vendosim nesër nëse Messi mund të luajë”, tha Valverde në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj gjermanëve. “Disa ditë më parë ne nuk ishim shumë të qartë, por stërvitja e fundit shkoi mirë. Ai është përmirësuar shumë, por ne do të shohim nesër. ”

Nëse Ansu Fati debuton në Gjermani, ai do të jetë lojtari më i ri i Barcelonës në Ligën e Kampionëve, por Valverde insistoi që ai do ta përdorte atë vetëm për arsye taktike. “Unë nuk kam biseduar me të shumë, përveç gjërave taktike,” shtoi ai. “Ne do të shohim nëse luan, dhe nëse e bën, kjo nuk është për të thyer një rekord, por për nevojat e ekipit”, u shpreh trajneri.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb