Aktivizohet sërish zjarri në zonën e Dropullit. Aktualisht vatrat janë aktive pranë fshatrave Dhuvjan, Vanistër, Goranxi dhe deri Dervician.

Në terren rreth 50 forca zjarrfikëse të Dropullit dhe të ushtrisë. Zjarri ka nisur prej pasdites së djeshme dhe po përhapet me shpejtësi. Ka patur gjatë paradites mbështetje nga ajri, por helikopteri është larguar sërish (pasi ka bërë 7 hedhje uji).

Po punohet me mjete rrethanore. Zjarri rrezikon t’u afrohet banesave. Në rrezik edhe monumente kulti.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: