SHBA- Ish-basketbollisti i ligës NBA, Dennis Rodman në cilësinë e mikut të diktatorit koreano-verior Kim Jong-un ka ftuar protagonistët e filmit “The Interviw” për një vizitë në shtetin aziatik.

Basketbollisti i famshëm ka thënë për “The Hollywood Reporter” se në fillim i kishte pëlqyer ideja për një komedi për Korenë e Veriut, por kur e kishte parë atë kishte ndërruar mendje. “Pash disa pjesë dhe ai donte ta mbyste Kim Jong-un. Kjo nuk është për të qeshur. Do të doja ta ftoja Rogenin që bashkë të shkojmë në Korenë e Veriut dhe të shohim se çfarë realisht ndodh atje. Pastaj bëjeni filmin. Kërkoj nga Seth dhe të gjithë tjerët që ishin të përfshirë në film të vijnë me mua në Korenë e Veriut”, ka thënë Rodman.

Rodman, që disa herë ka vizituar Korenë e Veriut, gjithashtu tha se nuk beson që shteti aziatik të ketë rol në sulmin kibernetik në kompaninë Sony. Në komedinë që ka në qendër diktatorin Kim Jong-un, “The Interview” krahas Seth Rogenit është edhe James Franco, ndërsa ky film u përfol shumë dhe nuk u pëlqye nga Korea e Veriut për shkak se diktatori vritet në fund.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb