Aktori dhe regjisori i njohur, Laert Vasili, ka vendosur të bëhet pjesë e LSI-së. Gjatë një takimi me të rinjtë e LRI-së në Tiranë, Klajda Gjosha e ka prezantuar para të pranishmëve aktorin, i cili përfaqëson dhe një grup të madh artistësh që kanë vendosur t’i bashkohen LSI-së.

Duke marrë fjalën, Laert Vasili, tha se ndonëse ka jetuar e punuar për shumë vite jashtë vendit, emocionin më të fortë e ka përjetuar duke qenë bashkë me të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim.

“Jam i sigurt për fitoren dhe për të ardhmen e Shqipërisë. Jam shumë i sigurt kur shoh se ju nuk jeni nga ata që do bëni dokumentet për të fituar lotarinë dhe për të braktisur këtë vend, por ju do jepni energjinë tuaj, për ta bërë këtë vend, që siç zgjodha unë pas 20 vjetësh të kthehem në Shqipëri pas një karriere jashtë, ju siguroj se emocionin më të fortë nuk e kam ndjerë në asnjë publik në vendet e Europës, por emocionin më të fortë e përjetoj sot tek ju, tek Lëvizja Rinore për Integrim”, tha Laert Vasili.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: