Vdekja e aktorit Gene Wilder ka prekur botën e kinemasë dhe jo vetëm. Wilder vuante prej kohësh nga sëmundja Alzheimer, por kishte vendosur ta mbante të fshehtë.
Lajmi bëhet i ditur nga nipi i aktorit, i cili tha se ai nuk donte që fëmijët ta dinin që ishte i sëmurë dhe të mërziteshin për këtë gjë.

“Ai nuk mund ta duronte idenë se për shkak të tij të kishte një buzëqeshje më pak në botë. Donte që fëmijët ta kujtonin si personazhi Willy Wonka dhe vetëm të buzëqeshnin me të.”- deklaroi nipi i Gene Wilder.

Gene Wilder u shua në moshën 83-vjeçare pas një beteje 3-vjeçare me sëmundjen e Alzheimerit. Aktori, i njohur për rolet e tij të famshme si Willy Wonka dhe dr. Frankenshtajn, ndërroi jetë për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga kjo sëmundje. Alzheimer është një sëmundje shkatërruese dhe shkaktarja e gjashtë e vdekjeve në SHBA.

Sëmundja në vetvete është një gjendje e pashërueshme, që vret qelizat në tru. Ajo mund të zgjasë për 15-20 vjet, ndërsa kur është në fazë më të avancuar, zakonisht zgjat rreth 2 vjet. Me kalimin e kohës pacientët fillojnë të humbasin reflekset që na mbajnë gjallë, si gëlltitja, kollitja, dhe frymëmarrja. Ata humbasin gjithashtu oreksin, të folurin dhe mundësinë për të lëvizur vetë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: