SHBA

Një ndër aktorët më të pëlqyer, Jason Momoa ka ndërmarrë një hap drastik për të ndryshuar diçka të rëndësishme pamjen e tij. Pas shtatë vitesh, 39-vjecari mori vendimin të rruajë mjekrën dhe e ka bërë për një kauzë të mirë.

Qëllimi i tij ishte të promovonte riciklimin. Së bashkuu me një mik, Jason shfaqet në mes të shkretëtirës me një makinë rroje në dorë ku tregon se hera e fundit që e ka hequr mjekrën ishte në vitin 2012.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Më e rëndësishmja, unë dua të sjell ndërgjegjësimin. Plastika po vret planetin tonë”, tha ai para se të provomovonte një shtresë alumini duke inkurajuar fansat që të mos blejnë shishe plastike.

Me këtë veprim, Jason i tha “mirupafshim” disa prej karaktereve të tij të famshme, përfshirë Khal Drogo tek seriali “Game of Thrones” dhe Arthur Curry tek “Aquaman”. Nuk mungoi reagimi i fansave, të cilët shkruanin se nuk i pëlqente ndryshimi i ri i aktorit.

“Lamtumirë DROGO, AQUAMAN, DECLAN, BABA! Po e heq këtë bishën, është koha për një ndryshim. Një ndryshim për mirë… për fëmijët e mi, për fëmijët e tu, për botën. Le të bëjmë një ndryshim pozitiv për shëndetin e planetit tonë. Le të pastrojmë oqeanet tona dhe tokën tonë. Bashkohu në këtë rrugëtim. Le të bëjmë një ndryshim me aluminin e riciklueshëm përjetësisht. Ujë në kanaçe, JO në plastikë.”- shkruhet poshtë videos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb