I pakënaqur me jetën në Shqipëri, i larguar prej vitesh në SHBA, Herion Mustafaraj shpërthen ndaj klikës politike që sipas tij është vetëm fasadë. Në studion e “Gsh.al” në “Youtube” në emisionin “Dikush” me Anilda Kaçaçin, Mustafaraj tha se shqiptarët zhduken e arratisen edhe pas 30 vitesh.

“Kjo është e turpshme. Janë të gjithë për parodi, nga Lul producenti e deri tek Ed kompozitori” -thotë ai. Mustafaraj sapo ka dhënë shfaqet e para të pjesës muzikal “Prapaskenat e fatit” në rolin e një gjyshi që rinohet gjithmonë e më shumë e jep gjithë perceptimin e vet për jetën. Në këtë vrull, në një intervistë ku shpesh është vetja, e herë flet me gjuhën e personazhit, i kthehet realitet.

Herioni 2
Herioni 2

“Populli nuk është milingonë, zotërinj! Nëse shkon e performon jashtë e bëhesh dikushi, kur kthehesh, ti je prap je askushi. Unë vij se e dua Shqipërinë, është vendi im. Unë kam ikur se nuk durohej më të rrije. Nuk kishim bukë në tavolina..” Në këtë episod të “Dikush”, Herion Mustafaraj pati një intervistë të pazakontë të cilën e shkëpuste shpesh për këngë me kitarë apo fragmente nga jeta e tij e çaste që kanë ndikuar tek ai artisti, tek ai artist që aktron, luan muzikë dhe shkruan vetë skenarin e pjesëve që vë në skenë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb