Aktori turk Ferit Kaya u fejua me të dashurën e tij, Yasemin Ceren Topçu, ditën e shtunë me një organizim modest në kopshtin e shtëpisë së tyre.

Sipas mediave turke, Kaya ka hedhur hapin e parë drejt martesës pas lidhjes 6 mujore me blogeren e njohur. Në ceremoni, përveç familjarëve të çiftit, kanë marrë pjesë edhe miq aktorë të Ferit Kaya.

Fejohet aktori i njohur i “Çukur”, zbulon detaje për

Ndër to mund të përmendim edhe aktorin e famshëm të “Kiralik Aşk”, Bariş Arduc. Çifti kishte zgjedhur të visheshin me ngjyrë të bardhë dhe bënë me dije se dasma e tyre do të zhvillohej në Shtator.

Aktori është bërë i njohur për shqiptarët me rolin e tij në serialin “Çukur”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: