SHBA


“Shumë të dehur për të kuptuar se çfarë ishim duke bërë”. Ky ka qenë shpjegimi që aktori i njohur, Nicolas Cage ka dhënë për anulimin e martesës të tij vetëm 4 ditë pas dasmës.


Ai dhe makeup artist Erika Koike ishin martuar më 23 mars në Las Vegas një vit pasi ishin njohur. Martesa e katërt e aktorit të njohur është quajtur si martesa më e shkurtër në Hollywood.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas TMZ, disa orë pas martesës së tyre, çifti u vu re në hotelin Bellagio në Las Vegas. Por sipas mediave Koike po i ulërinte dhe bërtiste 55-vjeçarit. Çifti filloi të dilte në prill 2018 dhe nuk dihet ende arsyeja që çoi aktorin në marrjen e këtij vendimi.

Martesa e tij e parë është bërë në vitin 1995 me Patricia Arquette dhe zgjati më pak se një vit edhe pse çifti u divorcua zyrtarisht në vitin 2000. Martesa e dytë u bë në vitin 2002 me Lisa Marie Presley dhe kjo zgjati vetëm një muaj. Martesa e tretë dhe më e gjata për aktorin ishte ajo me Alice Kim nga viti 2004 deri në 2016.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb